Kadare: S’ka zgjidhje të problemeve në Ballkan pa u zgjidhur çështja shqiptaro-serbe

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, ka deklaruar se “nuk do të ketë paqe në Ballkan nëse nuk ka zgjidhje të problemeve në Ballkan, pa u zgjidhur çështja shqiptaro-serbe”.

“Kosova është çështje e ditës sot, kur themi çështje e ditës, është çështje e madhe në Evropë. Nuk është diçka që ka lidhje me lojë diplomatike të çastit, por me interesat e mëdha të botës së sotme, dhe meqenëse me interesat e mëdha nuk mund të përfytyrohet jashtë pjesëmarrjes amerikane, sigurisht, Kosova ka hyrë në problemet kur ka hyrë prej kohësh Amerika bashkë me Bashkimin Evropian.

Kur të dyja ato nuk mund të zgjidhin asgjë veç e veç, ose në kundërshtim me njëra tjetrën, ky ka qenë fati i Kosovës dhe i shqiptarëve, si kurrë njëherë tjetër”, tha Kadare për televizionin publik.

Sipas tij problemi serbo-shqiptar është thelbi i problemit në Evropë.

“Nuk ka kuptim, nuk ka zgjidhje sot në rajonin ballkanik, në mënyrë serioze konflikti shqiptaro-serb dhe është një nga problemet në Evropë”, tha Kadare.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu