Kadirov shtrihet në spital, u shpëtua nga mbytja në detin e Bodrumit

Lideri çeçen, Ramzan Kadirov është shtruar në spital pasi u shpëtua nga mbytja në qytetin turistik turk Bodrum, raportoi botimi onlajn “Miliet”.

Incidenti ka ndodhur në mesditë në provincën Mugla, ku Ramzan Kadirov po kalonte pushimet në një hotel me pesë yje.

Sipas informacioneve, menjëherë pasi hyri në ujë, udhëheqësi çeçen papritmas filloi të tundte krahët në përpjekje për të shpëtuar veten.

Ekipet e ambulancës reaguan shpejt dhe më pas e çuan atë me ambulancë në një institucion mjekësor.

Sipas “Miliet”, Kadirov është mirë dhe jashtë rrezikut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu