Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do ta votojë atë të VV’së, Albin Kurtin, për Kryeministër pasi që ky nuk është i sinqertë në ato që i thotë.
Duke folur në Zonën e Debatit, Veseli, ka thënë se Kurti nuk është i sinqertë në premtimet e tij, dhe se ai nuk do ta votojë atë për këtë arsye, e jo për çështje personale.
“Nuk do ta votoj Albin Kurtit për shkak se nuk kam besim se është i sinqertë në të gjitha atoqë i ka promovu. Nuk ka të bëj kjo me aspekte personale, ka të bëj me çështje pragmatike”, ka thënë Veseli.
Ai ka theksuar se nuk do të bënte koalicion me Kurtin, por se si opozitë do t’i përkrahin proceset e rëndësishme për vendin.
“Në asnjë rast nuk thash që e përkrahi Kurtin dhe VV’në, thash që do t’i përkrahim si opozitë vendimet e rëndësishme. Unë kam bërë koalicione në 2014 dhe 2017, por kurr nuk i kam prish për çështje si këto”, ka thënë ai.
Veseli ka përmendur se do të qëndrojnë opozitë, pasi që kështu ka vendosur populli për PDK’në.