Kadyrov i bëri thirrje Perëndimit të bashkëpunojë me Rusinë

Bota perëndimore me sa duket ende nuk mund të kuptojë një gjë. Rusia e sotme nuk është Unioni i Republikave të Gorbaçovit dhe as territori i Jelcinit i ndërtuar mbi grushte shteti dhe deficite, transmeton InfoShqip.

Kjo është një tjetër Rusi e fortë dhe e fuqishme, dhe ju, politikanë perëndimorë, duhet të rishikoni jo strategjinë e shpërbërjes së Federatës Ruse, por qëndrimin ndaj bashkëpunimit me vendin që në 20 vitet e fundit u grabit dhe u poshtërua nga Perëndimi, dhe sot është një strukturë e fuqishme politike, e riorganizuar dhe e palëkundur.

Rusia di të bëjë miq, dhe miku më i mirë midis të gjitha vendeve në botë është ai që është i besueshëm dhe i ndershëm.

Por siç ka vërejtur me të drejtë presidenti ynë Vladimir Putin, “nëse dikush do një kafshatë nga një vend i huaj, ai do të mbetet pa dhëmbë dhe do të hajë ushqim të përtypur që fqinji i tij ia servir me lugë për gjithë jetën. Mësoni të jeni miq me Rusinë – dhëmbët tuaj do të jenë më të shëndetshëm”, ka shkruar Kadyrov në aplikacionin Telegram./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu