Kadyrov: NATO po nxit konfliktin Kosovë-Serbi

Aleati i Vladimir Putin, kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, mbrëmjen e 31 korrikut. Përmes një postimi në rrjetin social “Telegram”, Kadyrov ka akuzuar NATO-n se po nxit konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës.

Ai tha se Serbia dhe shteti i panjohur i Kosovës janë në armiqësi me njëri-tjetrin vetëm për shkak të ndikimit të Aleancës Veriatlantike.

“Aleanca perëndimore ka vendosur të zgjedhë plagën që po shërohet në Ballkan. Arsyeja zyrtare e shpërthimit të konfliktit është aq qesharake dhe banale sa nuk ka dyshim për nxitje nga jashtë. Përpara se palët të kishin kohë për të diskutuar ndonjë gjë, NATO tashmë deklaron gatishmërinë luftarake dhe tërheq forcat e saj në kufi”, shprehet Kadyrov.

Sipas tij, si rezultat i kësaj, Evropa do të përfitojë nga përplasja mes dy vendeve.

“Ndërsa Ballkani lufton mes vete, i gjithë Perëndimi do të qëndrojë prapa, duke protestuar herë pas here kundër shkeljes së të drejtave”, tha ai.

Kadyrov, u bëri thirrje serbëve dhe banorëve të Kosovës që të heqin NATO-n nga llogaritë dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre.

Kujtojmë që, më 31 korrik u njoftua për përleshje lokale në kufirin e Serbisë dhe Kosovës. Ushtria serbe ishte vënë në gatishmëri të lartë. Shkak i konfliktit mes vendeve ishte vendimi i Prishtinës për ndalimin e dokumenteve dhe targave serbe që do të hynte në fuqi më 1 gusht.Pas tensioneve të mbrëmshme, autoritetet kosovare, me kërkesë të ambasadorit amerikan ra dakord të shtyjë vendimin për zëvendësimin e dokumenteve për një muaj deri më 1 shtator.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu