Dakordimi i mundshëm rreth një agjende për dialogun pas pushimeve verore – është pritja e vetme nga takimi i dytë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq.
Derisa pala kosovare pret që diskutimet të zhvillohen rreth katër propozimeve të Kurtit nga takimi i parë, Serbia do të insistojë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.
Për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta të palëve dhe zhvillimeve të muajve në vijim brenda dhe jashtë vendit, analistët e shohin të vështirë arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje.









