Kaloi pesë mijë kilometra duke udhëtuar me vetëm një rrotë (VIDEO)

Ed Pratt nga Somerset i Anglisë, ka udhëtuar pesë mijë kilometra vetëm një rrotë, nga Kina për në Vietnam.

I riu 21-vjeçar, më herët kishte lëvizur në të njëjtën formë në pjesën qendrore të Azisë dhe në Evropë.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon aventurat e tij, në pjesë të ndryshme, takimin me banorët vendas dhe kulturën e tyre.

“Shpresoj që udhëtimi që kam bërë, të ju pëlqejë edhe juve. Për gjashtë muaj sa qëndrova në atë vend, ishte gjithçka e përkryer”, ka shkruar Pratt lidhur me rastin.

Mësohet se ai është në përgatitje të aventurës së re, që nisë nga Perth të Australisë në fillim të dimrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu