Aktori Bes Kallaku në një intervistë për emisionin “Ftohtë e Nxehtë” në RTV21 ka shpalosur detaje rreth karrierës dhe jetës së tij.
Kur është folur për dashurinë ai ka thënë se është person që do më shumë se sa që e duan.
“E rëndësishme është me dashtë Zotin e me të dashtë Zoti, ka një dashni tjetër që unë kam , dy zemra tjera që rrahin jashtë krahërorit tim, Ajka dhe Ameli, këto janë dashnitë”, është shprehur Kallaku./21Media