Huseini nis takimet me banorët e Çellopekut, shoqërohet nga kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, i shoqëruar nga kreu i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka nisur takimet me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme lokale në këtë komunë.

Huseini ka zhvilluar takim me banorët e Çellopekut, ku është shprehur se është i gatshëm të nisë, siç tha, betejën për të fituar Komunën e Bërvenicës.

Ai ka premtuar se, në rast të marrjes së mandatit, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu