Nuk po themi që sa herë macja juaj të sillet çuditshëm, ju të mendoni se ajo është duke parashikuar një tërmet por gjithsesi duhet t’i kushtoni vëmendje.
Duke parë këto pamje të kamerës së sigurisë, macet me sa duket kanë një sens që e ndjejnë atë që do ndodhi, përpara se të ndodhi.
Këto pamje i përkasin një hoteli për mace, kur një tërmet i fuqishëm goditi qytetin Osaka në Japoni.
Përpara se tërmeti të shkundte vendin, macet të gjitha njëherazi filluan të lëvizin të shqetësuara.
Më pas vjen tërmeti i fuqishëm, i cili shkakton panic tek macet.
Shumë fjalë dhe legjenda thuhen se kafshët parashikojnë tërmetet dhe tsunamit.










