Kancelari austriak e uron me këto fjalë Albin Kurtin

Kurz uron Kurtin: “Austria do ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane”. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, e ka uruar Albin Kurtin që është zgjedhur kryeministër i Kosovës.

Ai ka thënë se Austria do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës në aspiratën e saj për integrim në Bashkimin Evropian.

Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane dhe në luftën me pandeminë COVID-19”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu