Kancelari gjerman thirrje Putinit: Betejën e ke të humbur, prano kushtet e Ukrainës për negociata

German Chancellor Olaf Scholz speaks during the annual Munich Security Conference, in Munich, Germany February 19, 2022. REUTERS/Andreas Gebert

Për kancelarin gjerman Olaf Scholz, beteja e Rusisë në Ukrainë është e humbur. Ai ka thënë se është e qartë presidenti rus Vladimir Putin nuk mund të fitojë në fushën e betejës dhe bëri thirrje për negociata me kushtet e Ukrainës.

“Për këtë, apeli im për Putinin mbetet. Ndaloni vrasjet e pakuptimta, tërhiqni të gjitha trupat tuaja nga Ukraina dhe bini dakord për bisedimet e paqes me qeverinë ukrainase”, tha kancelari të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Republikës së Qipro, Nicos Anastasiades.

Olaf Solz dënoi gjithashtu sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë si terrorizëm bombë kundër popullatës civile.

“Fakti që Rusia ka hedhur bombat e saj kundër infrastrukturës civile për javë të tëra është jo vetëm e patolerueshme, por edhe një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe tregon edhe një herë sa i pamëshirshëm është Vladimir Putin në luftë”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu