Kanita Suma nxjerr këngën e saj të re “Se di pse”

Në përmbyllje të këtij sezoni veror, këngëtarja e re nga Shkupi, Kanita Suma, nxorri në treg këngën e saj më të re me titull “Se di pse”.

Kanita edhe pse në moshë të vogël, ka arritur suksese mjaft të mëdha duke bashkëpunuar me artistë të mëdhenj e duke u bërë protagoniste nëpër spektakle të ndryshme siç ishte X-Faktor, prej ku ajo edhe e promovoi veten.

Për realizimin e këtij klipi të Kanitës u përkujdes prduksioni “Tomato-Production”, tekstin e këngës e shkroi Bim Bima dhe protagoniste të tjera në klip ishin Yllza Gashi dhe Jetmira Luta.

Kanita Suma, tashmë posedon një bagazh si një këngëtare e formuar dhe mjaft e talentuar./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu