Kaos në Kinë nga tajfuni Bavi, momenti kur tornadoja ngre në ajër një makinë (VIDEO)

Skena marramendëse janë kapur në një video të kamerës në Kinë, ku një tornado e fuqishme, e formuar gjatë tajfunit Bavi, rrëmben gjithçka në rrugën e saj.

Imazhet janë tronditëse. Siç mund të shihet në video, një makinë rrëmbehet nga vorbulla e tornados, ngrihet nga rruga dhe hidhet disa metra larg.

Tornadoja vazhdon rrjedhën e saj shkatërruese, duke shkulur pemët, ndërsa shoferët ndalojnë automjetet e tyre duke u përpjekur të mbrohen nga tërbimi i natyrës.

Tornadoja u formua mes tajfunit Bavi, i cili goditi Zhejiang me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke lënë pas dëme serioze.

Autoritetet kineze kryen evakuime masive paraprake, me më shumë se 2.2 milionë banorë që lanë shtëpitë e tyre.

Në të njëjtën kohë, qindra fluturime u anuluan, ndërsa mijëra pemë u rrëzuan nga erërat e forta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu