Kaos në trazirat e djeshme në Beograd u lënduan 43 policë e 17 protestues

Në trazirat e mbrëmshme në Beograd janë lënduar 43 policë e 17 protuestues, ka njoftuar “RTS”. Protesta filloi pas vendosjes së orës policore në Beograd shkaku i rritjes së rasteve me COVID-19. Policia ka shoqëruar 23 persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin ushtarak. Fotot e fytyrave të përgjakura në protestë kanë bërë bujë edhe në mediumet botërore.

Janë djegur kontejnerë, janë demoluar shenjat e komunikacionit, janë djegur vetura të policisë, e ka pasur edhe dëme tjera materiale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu