Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka premtuar se do të pastrohet qyteti i Shkupit deri në mbeturinën e fundit dhe se “strukturat mafioze” në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” do të pastrohen, transmeton TV21.
“Veprojmë, do të pastrohet qyteti dhe do të punohet shumë më mirë. Njerëzit i ndajmë në njerëz të ndershëm dhe të pandershëm. Në punëtorë dhe dembelë. Për të pandershmit dhe dembelët nuk ka më vend këtu. Duhet të ngritët i gjithë qyteti dhe të kërkojë largimin e të pandershmëve. Kapëm njerëz që për 5 vjet qëndrojnë në Gjermani, Zvicër dhe marrin paga. Nuk pyesni se si ndodhi ajo? Kallëzimet penale janë parashtruar dhe do të shqyrtohen”, tha Arsovska.