Gjykata Penale shpalli fajtor për rastin “Tanku” ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, të cilit ju shqyrtua dënimi pre 2 vite heqje lirie për shpërdorim detyre dhe ndihmësministrit Gjoko Popovski me 6 vite e 6 muaj burgim.
Maqedonia njëlloj si Shqipëria ka marrë rekomandim pozitiv nga KE për çeljen e negociatave me BE-në. Dënimi i një ish-kryeministri është ndoshta hapja e një kapitulli të ri për Ballkanin Perendimor, duke qënë i pari por jo i fundit nga ish-zyrtarët që merr dënim me burg.
Aktgjykimin e publikoi gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila pranoi kërkesën e PSP-së për dënim me burg për ish-kryeministrin Gruevski, shkruan Zhurnal.
Mes tjerave, Kaçerska para gazetarëve por pa praninë e Gruevskit sqaroi disa dëshmi dhe veprën e Gruevskit e emërtoi si “vepër serioze”. Ajo shtoi se kundër Gruevskit janë ngritur gjithsej pesë aktakuza.