Deputeti Kastriot Rexhepi, i cili për një kohë ka qenë deputet i pavarur në Kuvend, do t’i bashkohet grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton InfoShqip.
“Rexhepi do të veprojë në Kuvend në kuadër të grupit parlamentar të BDI-së,” tha Izet Majiti për TV21.
Nga ana tjetër, deputeti Kastriot Rexhepi ka bërë të ditur se të enjten do të dalë para opinionit me detaje për veprimet e tij të mëtejshme në Kuvend./InfoShqip.com







