Karakaçanov: Maqedonasit kanë urrejtje ndaj gjithë popujve, pos serbëve

Zv/kryeministri bullgar, Karakaçanov sërish me akuza të rënda ndaj Shkupit. Sipas tij, maqedonasit i kanë përvetësuar të gjitha figurat historike dhe kanë urrejtje ndaj gjithë popujve tjerë, pos serbëve.

Përsëriti se Sofja nuk i vuri veto Maqedonisë, por se vetë Maqedonia la hapësirë që negociatat të fillojnë pasi të heq dorë nga gjuha e urrejtjes.

“Këtu, që nga koha e Jugosllavisë, populli është trajnuar të urrejë, edukohet t’i urrejë bullgarët, shqiptarët, grekët, dashuri kanë vetëm ndaj Beogradit dhe serbëve. Çdo gjë tjetër duhet të urrehet. Për ta, ne jemi për ta tatarë, fashistë dhe okupatorë. Do të del se maqedonasit kanë ekzistuar që nga koha e Apostull Palit dhe se Jezu Krishti ishte maqedonas. Vetëm ne, bullgarët jemi një fis më i ulët”, tha Krasimir Karakaçanov, zv/kryeministër i Bullgarisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu