Karakaçanov publikoi hartën e “Bullgarisë së Madhe”, reagime në Shkup

Zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov ka bërë një urim të vecantë për festën e 8 Marsit, por që ka rezultuar provokues për dikë.

Si provokim po konsiderohet një postim me një hartë të vjetër bullgare, ku në të sic komentohet pasqyrohet “Bullgaria e Madhe”, ndërsa si pjesë e saj janë edhe Maqedonia e Veriut si dhe pjesë të vendeve tjera të rajonit, në kufijtë e sotëm. “Traditë, familje, vlera, Bullgaria para se gjithash”, ka shkruar Karakaçanov.

Nga Shkupi kanë pasuar reagime lidhur me këtë postim të zv/kryeministrit bullgar. Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski për TV21 deklarojnë se kjo është shkelje e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që u nënshkrua mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. “Paraqesin haptazi shkelje e marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe e cënojnë besimin mes të dy shteteve dhe popullsive”, thuhet mes të tjerash në reagim.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov publikimin e Karakaçanovit e kanë vlerësuar si veprim që është pjesë e fushatës parazgjedhore në Bullgari. “Nuk e kam për qëllim të bëhen pjesë e folklorit zgjedhor”, ka thënë Zaev i pyetur rreth publikimit të ministrit bullgar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu