Dje, kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ratifikoi protokollin për antarsimin e vendit në NATO. Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe figura të ndryshme nga jeta politike dhe ambasadorë të huaj.
I ftuar nga presidenti, Stevo Pendarovski ka qenë kreu i Besës Bilall Kasami, i cili ka ndjekur nga afër votimin e protokollit.
Kasami ka qenë i ulur afër kreut të VMROsë, Hristijan Mickoski, ku edhe më pas kanë shpërthyer rrjetët sociale se Besa është e afërt me VMRO-në.
Por, siç mund të shihet edhe në fotografi, Mickoski ka kthyer kokën në anën tjetër kur e ka parë se në “sakon” e Kasamit është i vendosur flamuri kuq e zi.
Edhe pse në shumë media është përfolurpër një përafrim të mundshëm mes dy partive opozitare, por një gjë e tillë doli që nuk është e vertetë, sepse VMROja ende nuk duket e reformuar dhe nuk e ka tejkaluar çështjen e nacionalizmit.
Ndryshe, Kasami ka qenë kryetar i parë i një partie shqiptare në vend i cili është takuar me kreun e VMROsë në sy të opinionin publik.











Shqiptar se Kasami Shutka e sjkupit ka sa te duash
Pse shkruani pa lidhje
Sesht e vertet qe nje Maqedoni e ka kthy koken anash pse kasami ka nje flamur kuq e zi. As qe i intereson. Po Mos shkruani pa lidhje se ma populli smiret me ksi muabete
Ashtu qe jau qifsha edhe flamurin si shqiptarve si maqedonve