Kasami: Reagimet e Limanit, që VLEN sa më shpejtë të bëhet subjekt politik! Po diskutohet koncepti i rotacionit për kryetarin

Pas reagimit përmes rrjeteve sociale të Fatmir Limanit, kreu i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami thotë se janë në komunikim me të gjithë funksionarët e VLEN-it dhe se nuk ka shqetësim që vlerëson që duhet të prezantohet në opinion. Kasami nuk e komentoi saktësisht mos-prezencën e Limanit në takimin që ai kishte me Degën e Lëvizjes Besa në Kërçovë.

“Unë vlerësoj që çdo anëtar i çdo subjekti politik ka të drejtën e plotë që të japë qëndrimet e tij për rrugëtimin e mëtutjshëm të VLEN-it dhe edh ereagimin e z.Limanit dhe të tjerat i shohim në këtë drejtim , sesi të gjejmë rrugën më të shkurt dhe më të mirë që VLEN-i sa më shpejtë të bëhet një subjekt politik”, tha Kasami.

Kasami tha se në VLEN po kërkohet opsioni më i mirë për shkrirje në subjekt politik, ndërsa tha se për çështjen e kryetarit të partisë, po shqyrtohet modeli që të jetë me rotacion.

“Një ndër opsionet që më së shumti po diskutohet është koncepti i rotacionit”, tha Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu