20 maji shënohet si ditë e zjarrëfikësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut e pikërisht në këtë ditë, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me Njësitin Kundër Zjarrit kanë organizuar një paraqitje në sheshin Ilirija ku para qytetarëve zjarrëfikësit demonstruan një sërë aktivitetesh nga puna e tyre e përditshme.
Kasami njoftoi gjithashtu se sot është themeluar edhe Njësiti vullnetare kundër zjarrit, ku do të angazhohen vullnetar nga Tetova me rrethinë.
“Falënderoj komandantin e NJTKZ-së, Avni Ameti, gjithë njësitin për punën dhe angazhimin e përditshëm. Në këtë aktivitet na shoqëroi edhe ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer. Një mik i yni dhe bashkëpunëtor i madh i Komunës së Tetovës!”, ka shkruar Kasami.