Kasami thotë se VLEN mbështet Mendi Qyrën në Strugë, edhe në Kërçovë mund të përkrahin një të pavarur

E i pyetur për kandidatët e VLEN-it për kryetarë komunash, Bilall Kasami nga ky koalicion, tha se janë në fazën përfundimtare të analizave dhe matjeve të opinionit për kandidatë të caktuar, përcjell TV21. Sipas tij, pritet që brenda korrikut t’i kenë të gjithë emrat e kandidatëve.

Kasami konfirmoi se VLEN do ta mbështesë Mendi Qyrën si kandidat i pavarur për Strugën, gjersa shtoi se edhe në Kërçovë, nëse preferencat e qytetarëve janë për të mbështetur një kandidat të pavarur, VLEN pa asnjë dilemë do të përkrahë të pavarurin.

“Ajo që është e ditur që koalicioni VLEN për momentin përkrah kandidatin e pavarur për Strugën dhe në ditët në vijim sigurisht se kjo formë e përkrahjes deklarative do të ketë edhe hapa konkretë, me çka ne tregojmë se për ne si koalicion VLEN më e rëndësishme se një kandidat, se a do të jetë i një subjekti politik apo i koalicionit VLEN, është që ai kandidat të jetë kandidat i pranueshëm për qytetarët dhe të jetë kandidat që do t’u shërbejë qytetarëve, e në këtë rast ne vlerësojmë se Mendi Qyra është kandidat i tillë dhe shembull se si duhet të përzgjedhim kandidatë për çdo komunë në Maqedoninë e veriut”, tha Bilall Kasami, VLEN.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu