Kreu i Lëvizjes BESA sot pas takimit të liderëve tek presidenti i shtetit ka deklaruar se janë pajtuar për shtyerje të zgjedhjeve pas krizës shëndetësore shkak i virusit Covid 19.
Sipas tij, shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se mbajtja e zgjedhjeve, percjell Gazetaexpress.
“Sot, në takimin e liderëve tek Presidenti i Shtetit, u dakorduam që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shtyhen për një afat të pa caktuar, shkaku i ‘COVID – 19’. Shëndeti i qytetarëvë është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Andaj, t’i respektojmë rekomandimet për të qëndruar në shtëpi, sepse vetëm kështu pandeminë mund ta mposhtim më lehtë!” – deklaroi Kasami.










