Kasami vendos rekord, gjatë vitit 2025 ka përfunduar 45 rrugë, duke investuar mbi 17 milionë euro!

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, sipas publikimit te te dhenave ne facebooku-n e tij, duket ka vendosur rekord sa i përket numrit të rrugëve të rregulluara dhe mjeteve të investuara në infrastrukturën rrugore.

Në postimin ne fjale, kreu i Tetoves, thotë se ka përfunduar 45 rrugë gjatë vitit 2025, ndërsa ka investuar 17.4 milion euro.

“A e dini se bulevardi i promovuar dje është vetëm një nga 45 rrugët e përfunduara në Tetovë gjatë vitit 2025? Vazhdojmë ta transformojmë Tetovën, hap pas hapi, cep më cep!”, ka shkruar Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu