Katalonia e pavarur do të jetë njëra nga kombëtaret më të forta në botë, ja cilët lojtar janë ftuar (FOTO)

Pas shpalljes së pavarësisë së Katalonisë nga Spanja, është filluar të mendohet edhe për përfaqësuesen e futbollit të këtij shteti. Edhe pse si provincë, një representacion futbolli i Katalonisë ekziston për më shumë se 100 vjet, transmeton InfoShqip.

Që nga viti 1904, ekipi ka luajtur pothuajse 200 ndeshje kundër ekipeve të ndryshme kombëtare, rajonale dhe të klubeve. Lojërat miqësore ndërkombëtare kanë luajtur më rregullisht që nga viti 1997. Ndër kombëtaret që ata kanë luajtur janë Nigeria, Brazili dhe Argjentina, njofton InfoShqip. Lojrat e fundit miqësore përfshijnë një fitore 4-2 ndaj Argjentinës në Camp Nou në dhjetor të vitit 2009, dhe një fitore 4-0 ndaj Hondurasit në dhjetor të vitit 2010.

Siç njofton InfoShqip, Katalonia nuk është e pranuar as në FIFA e as në UEFA dhe prandaj nuk lejohet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të FIFA-s ose në Kampionatin Europian. Lojtarët katalanas janë qytetarë të plotë spanjollë që kanë të drejtë të luajnë për Spanjën.

Katalonasit si komb janë mjaft të pasur kur bëhet fjalë për talent futbolli. Nga emrat më të famshëm në botën e futbollit e që janë me kombësi katalonase janë:

Bojan Krkić
Carles Puyol
Cesc Fàbregas
Fernando Navarro
Gabri García
Gerard Piqué
Joan Capdevila
Joan Verdú
Jonathan Soriano
Kiko Casilla
Luis García
Pep Guardiola
Piti
Ricardo Zamora
Sergio Busquets
Sergio García
Sergio González
Víctor Valdés
Xavi Hernández

Trajneri aktual i skuadrës Sergio González, në 3 vitet e fundit ka ftuar për teë luajtur për kombëtaren katalonase shumë lojtar të famshëm nga klubet më teë forta të globit.

Në fotografinë më poshtë mund të shihni lojtarët qeë kaneë qenë të ftuar për të luajtur për kombëtaren katalonase.

 

Pasi që përfaqësuesja e Katalonisë nuk është pjesë e FIFA-së dhe UEFA-së, në të kaluareën për këtë kombëtare, si lojtarë mysafirë kanë luajtur emra të mëdhenjē të futbollit si Lionel Messi, Luiz Suarez, Alfredo Di Stefano, Andres Iniesta, Hristo Stoichkov, Johan Cruyff, Pepe Reina, Paulino Alcantara etj.

Ja si do të dukej formacioni i parë i Katalonisë:

Portier:

Kiko Kastila( Espanjol)

Mbrojtës:

Jordi Alba (Barcelona), Gerard Pique (Barcelona), Martin Montoya (Valencia), Marc Batra (B. Dortmund)

Mesfushor:

Sergio Busquets (Barcelona), Cesk Fabregas (Chelsea), Gerard Deulofeu (Barcelona) Viktor Sanchez (Espanyol)

Sulmues:

Bojan Krkic (Alaves), Kristian Tello (Betis)

Pa marrë parasysh faktit se nuk mund të garojnë në kampinoate botërore dhe evropiane, përfaqësuesja e futbollit të Katalonisë ka një nga ekipet më të talenutara në botë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu