Katër deputetë të BDI-së nuk votojnë për Talat Xhaferin

Javën e kaluar LSDM paralajmëroi strategji për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo strategji siç mësohet nga burime brenda LSDM-së nënkuptonte se 67 deputetët e shumicës parlamentare do të hyjnë në një sallë tjetër dhe do të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit. Por që nga dita e enjte skenari nuk realizohet.

Nga VMRO u shprehën të bindur se ky skenar do të dështojë, por nuk dhanë sqarime përse janë kaq të bindur. Ditëve të fundit burime nga LSDM kanë zbuluar se pengesa ndodhet brenda partisë së Ahmetit. Katër deputet të BDI-së kanë paralajmëruar se nëse realizohet ky skenar do ti lënë në gjysë të rrugës dhe nuk do të votojnë Talat Xhaferin për kryetar Kuvendi. Por arsyeja është edhe më skandaloze. Deputetët njihen si kolegë dhe miq të Talat Xhaferit dhe nuk kanë asgjë kundër tij.

Por shkaku i vetëm është lidhja e tyre me VMRO-DPMNE-në dhe se kanë marrëveshje që mos të lejojnë formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga LSDM. Katër deputetët e BDI-së dëshirojnë bisedime të liderëve partiak përfshirë edhe Gruevskin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare të cilat i kërkon VMRO-DPMNE./Rrugadrejt.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu