Katër futbollistët që refuzuan ftesën e Shqipërisë për të luajtur tek ajo Greke

Katër futbollistë shqiptarë kishin refuzuar ftesën e Shqipërisë, për të luajtur për Kombëtaren e Greqisë, duke ndërruar edhe emrin e tyre

Në Kombëtaren e Greqisë kanë luajtur disa lojtarë me origjinë shqiptare. I pari që pranoi ftesën e Kombëtares helene, duke injoruar Shqipërinë, ishte Sotir Nini në vitin 2008.

Pas aktivizimit fillimisht me U-19 dhe U-21, mesfushori vendosi të luante zyrtarisht me Kombëtaren A të Greqisë.

Të njëjtën gjë bëri edhe mesfushori nga Tirana, Panajot (Gjergji) Kone, i cili në vitin 2010 luajti për herë të parë me fanellën e Greqisë.

Në vitet e fundit, edhe portieri me origjinë shqiptare, Stefano Kapinos, zgjodhi përfaqësuesen helene.

I fundit që refuzoi Shqipërisë për Greqinë është mesfushori Andrea Tato nga Himara. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu