Katër nëna beqare në SHBA, blejnë një shtëpi që e shndërrojnë në shtëpinë e ëndrrave për fëmijët e tyre

Katër gra beqare nga Washingtoni kanë vendosur të realizojnë një mënyrë të jetës dhe të rrisin fëmijët e tyre nën të njëjtin kulm, kurse e tërë historia filloi si një mahi mes dy mikeshave, shkruan Business Insider.

Holly Harper dhe Herrin Hopper gjithmonë kanë bërë humor duke thënë se një ditë do të jetojnë bashkë, e pasi që të dyja u shkurorëzuan, humori i tyre filloi të shndërrohet në një ide të përkryer për të realizuar ëndrrën.

Tërë projektin e filloi Holly, që pas shkurorëzimit tentoi të gjejë një mënyrë të re të jetës dhe një llogari të kufizuar, transmeton Telegrafi.

“E di se nuk do të jetë e pamundur të gjej duplex apo apartament në Washington me buxhetin tim të një nëne vetëushqyese”, tha ajo, duke shtuar se ka dashur të blejë shtëpisë për të investuar në të ardhmen e saj dhe të fëmijëve që i ka.

Për fat të mirë, ajo dhe mikesha e saj e ngushtë Herrin ndanin të njëjtin qëndrim, e cila gjithashtu u nda bashkëshorti në pothuajse të njëjtën kohë sikurse Holly. Kështu pas një diskutimi u dakorduan se do të ndjekin ëndrrën e tyre.

Holly dhe mikesha e saj Herrin gjetën një shtëpi dhe vendosën ta blejnë dhe ta ftojnë Jenin dhe Leandran, dy nënat e tjera beqare të cilat iu bashkuan për të pasur shpenzime më të vogla në faturat e ujit, energjisë e mbeturinave.

Së bashku blenë shtëpi nga shitja e katër apartamente dhe e shndërruan në shtëpinë e ëndrrave që e quajtën “shtëpia sirenë”. Shikuar në aspektin ekonomike, ato janë bashkë-investitore që jetojnë në një ndërtesë joformale, por që me një marrëveshje që është plotësisht ligjore.

Kjo mënyrë e jetës u solli shumë avantazh duke ju mundësuar të kursejnë disa mijëra dollarë në vit, sikurse të mbështesin emocionalisht njëra-tjetrën dhe të ndihmojnë sa herë të jetë e nevojshme.

Këto katër gra nuk ndajnë vetëm veturat, shpenzimet dhe shërbimet siç janë kujdesi për fëmijë, shëtitja e qenve, por edhe i ofrojnë mbështetje emocionale njëra-tjetrës.

Kënaqen me fëmijët në momentet e përbashkëta familjare dhe pretendojnë se e shohin veten si një familje ku ka shumë dashuri.

Shtëpia e tyre është parajsë për fëmijë, plot lodra dhe miq në të cilët fëmijët mund të mbështeten në momente të vështira.

Holly ka shpjeguar se fëmijët e tyre të moshës nga 9 deri në 14-vjeç mbështeten te njëri-tjetri sikur të ishin një familje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu