Mesazhi im për popullin e Maqedonisë së Veriut është se ne tashmë kemi një partneritet, ne tashmë jemi popuj miqësorë dhe duhet të përpiqemi bashkëpunimin tonë ta thellojmë sa mëshumë dhe të gjitha pengesat në këtë drejtim duhet t’i heqim, thotë ish-shefi i diplomacisë greke, dhe tani deputeti i SYRIZA-s i ngarkuar me politikën e jashtme Jorgos Katrougalos në një intervistë.
Lidhur me marrëdhëniet Shkup-Sofje dhe veton bullgare, ai shprehu shpresën se “udhëheqësit në Bullgari do të tregojnë të njëjtin guxim dhe trimëri të treguar nga udhëheqësit e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në trajtimin e problemeve të tyre” dhe kujton thënien që shpesh, gjatë negociatave për emrin u përdorur nga paraardhësi i tij Nikos Kocias “historia duhet të jetë një shkollë, jo një burg”, gjë që ai thotë se është ende e rëndësishme edhe sot.
Në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, Katrugalos flet për veton bullgare, për takimin e javës së kaluar të kryeministrit Zaev me udhëheqësin e SYRIZA-s Aleksis Cipras, analizon marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tre vjet pas Marrëveshjes së Prespës, por edhe dy vjet me qeverinë e Demokracisë së Re thekson se çështjet e ngritura për ndryshimin e kufijve në rajon janë shumë të rrezikshme dhe komenton marrëdhëniet Athinë-Ankara në një kontekst më të gjerë, duke theksuar se “ne do të dëshironim të kishim politikën që kulmoi me Marrëveshjen e Prespës edhe me Turqinë, por për tango, gjithmonë ju duhen dy vetë”– tha ai.









