Kelmendi: Lajcak të kërkojë falje, ose nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë

Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se Miroslav Lajçak duhet të kërkojë falje për hartën ku Kosova është pjesë e Serbisë, përndryshe nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë.

Kelmendi thotë se nëse mos reagimi i Lajçakut erdhi nga pakujdesia, kjo tregon moskokëçarje nga ai, e nëse e ka bërë me vetëdija atëherë ai ka marrur anën e Serbisë në dialog.

Postimi i plotë:

“Nëse Lajçak nuk kërkon falje për hartën ku tregohet Kosova si pjesë e Serbisë derisa jep intervistë, ai nuk duhet të pritet nga askush në Kosovë.

Nëse e ka bërë nga pakujdesia – kjo tregon se sa me lehtësi moskokëçarëse e ka marrë rolin e tij si ndërmjetësues i BE-së në dialog, dhe ky është lajm i keq.

Nëse e ka bërë me vetëdije – atëherë ai ka marrë anën e Serbisë dhe s’mund të shihet më si i paanshëm në dialog.” – tha Kelmendi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu