Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është kërcënuar me jetë.
Mediat në Greqi raportojnë se në adresë të tij ka shkuar një letër anonime në të cilën shkruhej “kemi tre plumba për ty”.
Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Qytetare në shtetin helen Nikos Toskas, në një deklaratë për televizionin ANT1.
Sipas Toskas letra vjen në klimën e negociatave me Maqedoninë, ku çështja e emrit mbetet ende në pikëpyetje.
Toskas është shprehur se autoritetet policore janë duke punuar në gjetjen e personave që kanë shkruar mesazhin kërcënues.
Të dielën në Athinë pritet të ketë protesta në lidhje me atë që po ndodh me negociatat me Maqedoninë.
“Klima nuk përcaktohet nga zërat ekstreme ndërsa ata që do të dërgojnë letra do të marrin ndëshkimin e merituar penal. Qeveria është e hapur ndaj atyre që protestojnë”. /albeu










