Këndoi “Pyes lotin” me Elsa Lilën, por fansja më e madhe e Capital T në Festival ishte Adrola Dushi

Mbrëmja e djeshme, ka qenë një natë speciale për Festivalin e Këngës, pasi të gjithë këngëtarët kënduan në duete me artistë të njohur. Këngëtarja e njohur, Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh riktheu këngën e saj “Pyes lotin”, por në bashkëpunim me reperin Capital T.

Performanca u prit shumë mirë nga publiku, i cili e duartrokiti pafund. Mirëpo, në një moment kamera kapi në publikë, modelen Adrola Dushi, e shoqëruar me miken e saj, Kristina Baki, që u ngritën në këmbë të entuziazmuara.

Prej disa kohësh, Capital dhe Adrola po përfliten se janë në një lidhje, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin. Çifti janë parë herë pas here së bashku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu