Këngë për Erdoganin nga shqiptarët, mijëra shikime, por edhe kritika në rrjetet sociale (VIDEO)

Nga dje, këngëve isopolifonike i është shtuar edhe një këngë kushtuar presidentit turk. Grupi polifonik i Mallakastrës “Gjergj Aranitasi”, publikoi këngën dedikuar Rexhet Taip Erdoganit, si mirënjohje ndaj ndihmës që Turqia po i jep Shqipërisë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Laç dhe ndërtimin e një spitali në Fier.

Teksti i këngës është i mbushur me lëvdata dhe himne për udhëheqësin turk duke shprehur falënderim për ndihmën dhe mbështetjen që po i jep Shqipërisë, “si nëna evlatit”, sikundër thuhet në vargjet e saj.

Në vetëm një ditë pasi është hedhur, kënga ka marrë mijëra shikime në YouTube, por të shumta janë dhe kritikat në rrjetet sociale.

Si për ironi të fatit grupi mban emrin e Gjergj Aranitit që konsiderohet si një nga luftëtarët më të njohur në Shqipëri kundër Perandorisë Osmane pas heroit kombëtar, Skënderbeut.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu