Kenia, muslimanët falin namazin e Bajramit në fushën e futbollit

Rreth 20 mijë persona në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, falën namazin e Bajramit në fushën e futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak se xhamitë në Nairobi janë të vogla dhe të pamjaftueshme, muslimanët falën namazin në fushat e sportit dhe oborret e shkollave.

Në fushën e blertë të Sir Ali Muslim Club u mblodhën rreth 20 mijë muslimanë që nga orët e parë të mëngjesit.

Kadiu i Nairobit, Shejh Rashid Ali Omer, në ligjëratën e tij tha se muslimanët gjithmonë duhet t’i ftojnë njerzit në vendet e tyre në paqe dhe qetësi.

Ndërsa 54 vjeçari Husejin Ali, i cili kishte ardhur në namazin e Bajramit, në deklaratën për AA tha se, duhet të lutet për të gjithë njerëzit anë e mbanë botës që vuajnë.

Në Kenia e cila me rreth 47 milionë banorë edhe pse ka më pak banorë muslimanë se sa të krishterë, qeveria ka njoftuar festë një ditore zyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu