Një alarm për bombë në një miting të LSDM-së ka ndodhur në Obeleshevë, një zonë e Maqedonisë lindore, ku ka ende bazat e forta VRMO-ja e Gruevskit.
Siç bën të ditur policia, një 44-vjeçar ka kërcënuar se do të hedhë në erë veten por edhe Zoran Zaevin apo ndonjë zyrtar tjetër.
Mediat maqedonase bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një atmosferë të poshtër kërcënimesh, të cilat kanë mbizotëruar në këtë zonë të Maqedonisë, por që herët e tjera kanë pasur edhe mbështetje të fortë politike.
Ky është incidenti më i rëndë në zgjedhjet lokale të Maqedonisë, të parat të administruara nga qeveria e Zaevit. /albeu.com/










