Fermerët grekë kanë vazhduar të bllokojnë kufirin me Maqedoninë, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre nga qeveria greke.
Prej disa ditësh protesta, ata kanë kërcënuar se nëse qeveria nuk merr masa për bisedime të drejtpërdrejta, fermerët do të bllokojnë të gjitha vendkalimet kufitare me Maqedoninë.
Kujtojmë se pika kufitare në Evzoni në anën greke është bllokuar rreth një javë më parë dhe që janë lejuar të kalojnë vetëm këmbësorët, ndërsa tani pritet të bllokohet edhe pika kufitare e Dorjanit dhe linja hekurudhore që kalon përmes Idomenit.
Ndërkohë, ende nuk ka asnjë informacion se për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje. /albeu










