“Kërcënon” Daçiç: Nese s’na pranon BE, anëtarësohemi në SHBA

Mesazhe të forta u lëshuan ne forumin strategjik të BLED në Slloveni. Pas deklaratës së shefes se diplomacisë europiane Federica Mogherini se i gjithë Ballkani do të jetë pjesë e BE-së, shtypi i huaj përcjell komentet e ministrit të jashtëm serb, të cilat, edhe pse në formën e shakasë, i ngjasojnë një paralajmërimi.

“Është e rëndësishme që zgjerimi i Bashkimit Europian të vazhdojë. Ose do t`i bashkohemi ne BE-së, ose do të na bashkohet BE-ja ne. Mbetemi të angazhuar ndaj objektivit tonë që është aderimi i plotë në Bashkimin Europian. Të shpresojmë që kjo të ndodhë përpara se ai të shpërbëhet”, u shpreh Daçiç.

E kam të vështirë ta besoj se të gjitha vendet e BE-së u benë pjesë e saj pasi përmbushen kriteret e krkuara. Jam gati të vë bast, thotë Daçiç, se po t’i duhej të hynin përsëri në bllok, të paktën një e treta e tyre nuk do t’i plotësonte kushtet e anëtarësimit. Më pas erdhi dhe kanosja me shaka.

“Po nuk na pranuan ata, do të kërkojmë anëtarësim në Shtetet e Bashkuara. Jemi për çdo rast më afër se Hauai”, u shpreh Daçiç.

Në Serbi, qarkullon prej gati një dekadë batuta se “Bota do të marrë fund” përpara se vendi t’i bashkohet bllokut Europian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu