Kërkesën e Eroganit për largimin e iPhonave e kanë marë seriozisht qytetarët e Prizrenit, kanë filluat ti përgjigjen thirjes (VIDEO)

Në qytetin e Prizrenit e kanë marr goxha seriozisht një porosi të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Disa familje prizrenase po e shqyrtojnë vendimin të heqin dorë nga iPhone për të kaluar në celular Samsung.

‘Krejt familjes që i kanë iphone do i ndërrojmë’ thotë njëri nga qytetarët e Prizrenit.

Derisa një tjetër thotë se fjalët e Erdoganit duhet të respektohen.

‘Kur thotë Erdogani mos i përdorni na s’i përdorim’, thotë një tjetër.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, i ka shpallur tradhtarë të gjithë ata që përdorin iPhone duke e cilësuar këtë si mall amerikan, i cili duhej bojkotuar.

Thirrja e Erdoganit erdhi pas përplasjeve politike dhe ekonomike me SHBA-në, e cila i ka vendosur edhe embargo disa ministrave turq, ndërsa është bërë gati të fusë në listën e zezë edhe dhëndrin e presidentit turk.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu