Këshilli gjyqësor në Gjykatën e Apelit nuk e ka pranuar kërkesën e avokatëve të të akuzuarve për anulim të seancës ku duhej të vendosej ndaj ankesës së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, në aktvendimin në rastin “Tanku”, ku Gjykata e shkallës së parë e dënoi me 6 vite burg për ndikimin gjatë procedurës së blerjes së “mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë euro.
Avokatët kërkuan sërish shtyrje me arsyetimin se janë të angazhuar edhe në gjykimet e tjera, por gjykatësja, Cvetanka Periq, sqaroi se arsyetimi i mbrojtjes nuk paraqet bazë për anulim të seancës publike.
Mbrojtja kërkoi edhe përjashtim të Këshillit Gjyqësor pas së cilës gjykatësja Periq e ndërpreu seancën që ta parashtrojë kërkesën e tillë deri te kryetari i Apelit. Për rastin “Tanku”, ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, si nxitës për kryerje të veprës është dënuar me dy vjet burg, ndërsa ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski, me 6 vjet e 6 muaj burg.










