A i kërkuan ambasadorët të dalë nga çadra? Ja si përgjigjet Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha foli ditën e sotme në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.

I pyetur nga Eni Vasili nëse në drekën e sotme ambasadorët i kërkuan Bashës që të dalë nga çadra Basha tha se askush nga ambasadorët nuk ia kërkoi një gjë të tillë.

“Askush nga ambasadorët nuk ma kërkoi këtë. Madje më përgëzuan për protestën paqësore”, tha kreu i PD-së.

I pyetur nga Arian Çani për takimin me ambasadorin rus, Karpushin, Basha tha se ishte ambasadori rus ai që kërkoi vizitë me Bashën për situatën politike dhe rajonin në vend.

Basha gjithashtu kontestoi emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Ai tha se vëllai i tij është trafikant droge. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu