Këshilli Europian mbështet propozimin e Edi Ramës, OSBE të përfshihet në zgjidhje

Këshilli Europian ka diskutuar sot për krizën dhe tensionet në Bjellorusi teksa ka mbështetur propozimin e Edi Ramës si kryetar i OSBE për dialog. Në një pikë të deklaratës së KE, thuhet se BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së të dhënë nga Rama për dialog mes palëve si dhe është gati të ofrojë edhe ajo ndihmë për të përmirësuar marrëdhëniet.

Por ndërkohë ministrant e BE parimisht më parë ranë dakord të sanksionojnë çdo zyrtar të lartë bjellorus që ishin përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut tek protestuesit si dhe në manipulimin e votave. Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë propozoi që të vizitojë vetë Bjellorusinë si kryetar i OSBE dhe të mbështesë një dialog mes qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e tensionuar tashmë në gjithë vendin.

Pika 8 e deklaratës së këshillit europian:

Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato./BalkanWeb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu