Këshilli Kombëtar Shqiptar: Çështja Preshevës të përfshihet në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Pjesë e delegacionit të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” gjatë vizitës në Medvegjë të mërkurën ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Mustafi, në një intervistë për arbresh.info ka folur për disa çështje të ndryshme, si për targat, Ballkanin e Hapur, si dhe për çështjen e Preshevës se a duhet të përfshihet në marrëveshjen Kosovë- Serbi.

I pyetur për targat se si e sheh vendimin e Qeverisë, ai tha se Kosova e ka të drejtën e vet sovrane dhe se e mbështesin secilin vendim të Republikës së Kosovës.

Unë besoj që Kosova është në të drejtën e saj sovrane sa i përket vendimeve që merr Qeveria e Republikës, megjithatë në kuadër të procesit të dialogut konsiderohet që është e nevojshme që të ketë hapësirë të diskutueshme për të realizuar të drejtat shtetërore edhe të Republikës së Kosovës në anën tjetër dhe ne e kemi mbështet secilin vendim të Qeverisë që ka fuqizuar sovranitetin, përkatësisht shtetësinë e Kosovës”, tha Mustafi për arbresh.info.

Mustafi ka folur edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ku tha se kjo iniciativë është e pa plotë pa pjesëmarrjen e Kosovës.

“Projekti Ballkani i Hapur pa Kosovën është i pa plotë, nuk është projekt fare. Konsideroj se Kosova duhet të jetë pjesë e Ballkanit të hapur, por kjo varet nga institucionet e Republikës së Kosovës se cili do të jetë vendimi i tyre në raport me Ballkanin e Hapur“, ka deklaruar ai.

I pyetur se a duhet te jetë çështja e Luginës së Preshevës në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se çështja e Luginës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare, pasi sipas tij, nuk mund të arrihet paqe e qëndrueshme pa e trajtuar edhe çështjen e Luginës së Preshevës.

E domosdoshme që çështja e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të arrihet paqe e qëndrueshme pa e trajtuar edhe çështjen e Luginës, dhe me të drejtat e komunitetit serb , e aq më tepër në rast se kemi pretendimet e te dyja shteteve që kanë për Bashkim Evropian që do të duhet të i përmbushin të gjitha standardet e nevojshme te BE-së në kuadër të së cilës Lugina e Preshevës është pjesë e kontekstit Kosovë-Serbi, e që nënkupton domosdoshmërinë e saj në marrëveshjen përfundimtare”, përfundoi ai.

Kujtojmë se, kjo intervistë nga portali arbresh,info është realizuar ditën e mërkurë në Medvegjë, ku u zhvilluan aktivitete të ndryshme në kuadër të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu