Këshilli Turk: Vendimi i SHBA-së për sanksione kundër Turqisë është i padrejtë

Përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë zyrtare të Këshillit Turk në rrjetin social “Twitter”, nënsekretari i përgjithshëm i kësaj organizate ndërkombëtare, Gismat Gozalov, u shpreh me këto fjalë: “Vendimi i SHBA-së për të imponuar sanksione të njëanshme ndaj Turqisë është i padrejtë. Ne qëndrojmë me Turqinë dhe mbështesim propozimin e saj për ta trajtuar këtë çështje në një mënyrë objektive, realiste dhe politikisht të paanshme nëpërmjet dialogut e diplomacisë.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të hënën disa sanksione ndaj Turqisë pasi ajo bleu sistemin e mbrojtjes raketore ruse “S-400”. Masat në fjalë vijnë në kuadër të ligjit të quajtur “Akti i Luftës me Sanksione ndaj Kundërshtarëve të Amerikës” (CAATSA) dhe synojnë Departamentin e Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë (SSB), përfshi këtu presidentin e saj, Ismail Demir dhe tre zyrtarë të tjerë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në një deklaratë se SSB-ja u angazhua me vetëdije në një transaksion të rëndësishëm me kompaninë “Rosoboronexport”, njësia kryesore e eksportit të armëve të Rusisë, duke prokuruar sistemin e raketave tokë-ajër “S-400”.

Sanksionet përfshijnë një ndalim të të gjitha licencave dhe autorizimeve të eksportit të SHBA-së për SSB-në, si dhe një ngrirje të aseteve e kufizime të vizave ndaj Dr. Ismail Demir, president i SSB-së dhe zyrtarëve të tjerë të saj“, shtoi Pompeo. Turqia e ka denoncuar me forcë vendimin e Uashingtonit dhe ka rikonfirmuar vendosmërinë e saj për të arritur objektivat kombëtare në industrinë e mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu