Këshilltarja e Kurtit i kërkon popullit t’i shkruajnë për nepotizëm: Ata i përmendin rastin Konjufca dhe rastin Uka

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja, iu ka kërkuar qytetarëve që t’i drejtohen në rast se hasin korrupsion apo nepotizëm brenda institucioneve të reja, por përgjigja që ka marrë mund ta ketë befasuar.

Një thirrje të tillë ajo e ka bërë në një shkrim në profilin në rrjetin social Twitter.

Podrimja ka deklaruar se kushdo që has raste nepotizmi apo korrupsioni brenda institucioneve të reja mund t’i shkruaj në mesazh.

“Nëse hasni korrupsion dhe nepotizëm brenda institucioneve tona të posa themeluara, ju lutem mos ngurroni ta ndani me mua/ne. DM-të e mia janë të hapura për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Qytetarët i kanë përmendur asaj rastin e Fitim Ukës, me vëllain të punësuar në ministrinë e Shëndetësisë te Arben Vitia, dhe rastin e Glauk Konjufcës, me vëllain që iu punësua në ministrinë e Mbrojtjes te Armend Mehaj.

Vetëvendosje i ka arsyetuar këto emërime duke thënë se janë pozicione të këshilltarëve politikë, por askund nuk shkruhet se këshilltarët politikë duhet të kenë afërsi familjare apo partiake me pushtetarët e rinj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu