Këta janë 3 banorët e parë të “Big Brother Vip Kosova”

“Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur datën e fillimit të edicionit të tij të parë. 5 DHJETOR-i – është data kur do të nisë reality-show i shumëpritur.

Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, i madh ka qenë interesi për të mësuar mbi personazhet që do të jenë pjesë e këtij edicioni të parë. Edhe këtij kurioziteti, duket se i erdhi fundi, pasi janë zbuluar emrat e parë që pritet t’i bashkohen kësaj aventure.

Jo-zyrtarisht, “Telegrafi” ka mësuar nga burime të sigurta emrat e tre banorëve që pritet të futen në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë tre personazhet e njohur që do të jenë pjesë e reallity-show-t.

Tjetër informacion që dihet tashmë është edhe është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërkaq në poltronat e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Tuna. Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-shoë të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.

E ftuar në një intervistë moderatorja Jonida Vokshi u shpreh se shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Organizatorët kanë vendosur tashmë për datën e nisjes, që do jetë pikërisht e hëna e parë e muajit dhjetor. Mbetet për t’u parë nëse ky format do të jetë një herë apo dy herë në javë si ishte në vendin tonë, por edhe në Itali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu