Këta janë serbët: Kush është ky Tigër i Arkanit që shqelmon viktimën e tij

Revista Rolling Stone, së bashku me gazetarët investigativë Sophia Jones (SHBA), Nidžara Ahmetaševiç (Bosnje) dhe Milivoj Pantoviç (Serbi), publikuan një hetim të detajuar mbi një nga krimet e shumta të luftës të kryera tridhjetë vjet më parë nga tigrat e Arkanit.

Në tekstin e tre gazetarëve investigativë janë publikuar dokumente të papublikuara më parë, që vërtetojnë se një nga tigrat e Arkanit ka qenë aktiv si DJ vite pas krimit.

Srđan Goluboviç ka qenë duke rrotulluar disqe në festivale dhe klube evropiane për dekadat e fundit, shkruan revista Rolling Stone.

“Dzenita Mulabdiç ra në tokë, u dëgjua zhurma e armëve. Një grua shtatzënë 20-vjeçare boshnjake dhe burri i saj Muhamed ishin fshehur nga dera e mbyllur e bodrumit me fëmijën. Komandot e Beogradit u hodhën mbi gardh dhe hynë në shtëpinë e tyre në Bijeljina”, shkruan revista.

Ato i referohen 2 prillit 1992, fillimi i luftës në Bosnje, kur Arkani hyri në Bijeljina me forcën e tij paraushtarake.

“Në fillim të viteve 1990, Jugosllavia u shpërbë. Presidenti ultra-nacionalist i Serbisë, Slobodan Millosheviç, kapitalizoi mitet e “Serbisë së Madhe” dhe keqtrajtimit të serbëve(siç ndodh sot me një nga ish-njerëzit e tij, Aleksandër Vuçiç). Republikat jugosllave shpallën pavarësinë e tyre njëra pas tjetrës, duke përfshirë Bosnjen. Propaganda e Millosheviçit i nxiti serbët të luftojnë dhe njerëzit e Arkanit e bartën atë mesazh në luftë”,
shkruan kjo revistë.

Fotografi amerikan Ron Haviv regjistroi depërtimin e arkanëve në Bijeljina dhe masakrën që ata bënë aty. Haviv më parë u takua me Tigrat në Kroaci, ku i fotografoi në Vukovarin e shkatërruar. Një fotografi e pëlqyer veçanërisht e Arkanit ishte ajo ku ai pozon para burrave të tij me uniformë me një këlysh tigri në njërën dorë dhe një armë në tjetrën. Kështu, më 2 prill 1992, Haviv u lejua të filmonte Tigrat në Bijeljina.

Fitues çmimesh në fotografi, Haviv bëri disa nga fotografitë e para që tregojnë krimet e dukshme të luftës në luftën e Bosnjës. Mes tyre është një foto e njerëzve të Arkanit duke shkelmuar një trup të shtrirë në tokë.

Haviv shpresonte që këto foto të alarmonin publikun botëror dhe të sillnin para drejtësisë autorët.

Por dhe sot, 30 vjet pas masakrës në Bijeljina, shumë nga Tigrat e Arkanit ende ecin lirshëm nëpër botë.

Njëri prej tyre madje bën një jetë akive publike. Mund ta takoni në klube evropiane, shkruan revista.

Në fund të vitit 1995, lufta në Bosnje përfundoi dhe jeta underground lulëzoi në Beograd. Për rininë e qytetit, ishte një shpërqendrim i mirëpritur nga realitetet e ashpra të jetës së përditshme.

“Muzika elektronike ishte e lidhur me lëvizjen kundër luftës,” thotë Sasha, një ish-entuziast tekno dhe dëgjues i pasionuar i B92, tani në të dyzetat, i cili shpesh merrte pjesë në demonstratat e Beogradit në vitet nëntëdhjetë.

Ajo që Sasha dhe fansat e tjerë të elektronikës nuk dinin në atë kohë ishte se një nga DJ-të e rinj premtues në skenë, Srđan Golubovićc, kishte veshur më parë uniformën e Arkan’s Tigers.

“Mediat vendase dhe publiku do ta akuzojnë atë se është i riu me uniformë që u fotografua nga Haviv në vitin 1992, duke shkelmuar trupin e përgjakur të Tifa Shabanoviçit.

Sipas disa burimeve, anëtarët e Tigrave të Arkanit e quanin atë Max. Në festat e Beogradit e quanin ‘Kapiten Max. Në koncerte ishte DJ Max, i cili performon edhe sot, ndonëse performancat e tij nuk janë më aq të shpeshta”, shkruan revista Rolling Stone.

Goluboviç ishte, siç e quajnë disa, një “luftëtar i fundjavës”. Ka një histori, thotë një i njohur, se Goluboviç është transferuar një herë me helikopter nga lufta në një klub të Beogradit për t’u rikthyer në Bosnje.

Arkani u vra në janar të vitit 2000 dhe vitin pasues policia serbe arrestoi ish-presidentin jugosllav Slobodan Millosheviç. Ndërkohë, fansat e muzikës së Goluboviçit ende nuk ishin në dijeni të së kaluarës së tij si Tigër. Nuk ishte diçka për të cilën foli, thonë miqtë.

Goluboviç ishte një bashkëpronar i Ultra Groove Records. Ai performoi në klube në Beograd dhe në vende në të gjithë Serbinë, duke përfshirë edhe festivalin EXIT.

Ndërkohë, ai refuzoi disa kërkesa për intervista për t’iu përgjigjur pretendimeve se ai mori pjesë në vrasjet masive në Bijeljina. Rolling Stone i dërgoi dy foto nga Bijeljina – fotografinë e famshme të Havivit, teksa shqelmon viktimën e tij si dhe një foto e papublikuar më parë e tij mbi motoçikletë.

“Nuk jam dakord që emri apo fotografia ime të përmendet në historinë tuaj”, është përgjigjur Goluboviç përmes Viber-it.

Srđan Goluboviç shëtit lirshëm nëpër Beograd. Ai vazhdon të performojë, paçka asaj çfarë ka bërë si një nga Tigrat e Arkanit..

E intervistuara e revistës, Xhenita Mulabdiç konstaton se Goluboviq do ta marrë atë që meriton. “Unë nuk mendoj se ai fle i qetë. Por nuk është i vetmi”, shkruan revista Rolling Stone.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu