Qindra banorë të bllokuar në një pallat shumë katësh kanë parë ferrin me sy, kur një zjarr i madh shpërtheu në katin e 9-të të ndërtesës në qendër të qytetit të Mançesterit.
Flaka dhe tymi u përhapën në disa kate të ndërtesës dhe qindra persona u ndjenë keq nga asfiksia, shkruan Daily Mail.
Pamjet janë tmerruese.
Aty shihet njerëzit dhe zjarrëfikësit duke luftuar me flakët.
Shërbimi i zjarrfikësve zbuloi se zjarri ishte përhapur nga ballkonet prej druri të pallatit.
Banorëve të bllokuar iu kërkua të qëndronin brenda banesave të tyre, pasi tymi në ballkone ishte mbytës.
Ngjarja e rënë vjen gjashtë muaj pasi një zjarr në Grenfell Tower në Londër, vrau 71 vetë.