Këtë nuk e prisnit, Rezarti dhe Flori ndryshojnë komplet look për fësta (VIDEO)

Jemi në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri e sigurisht televizionet mundohen të rezervojnë surpriza e spektakët për këto mbrëmje festive.

Top Channel duket se këtë vit ka menduar që më 31 dhjetor të transmetojë “Portokalli” dhe më 1 janar “Shiko kush luan”, duke premtuar goxha të qeshura e argëtim.

Ndër të vetmit që do i shohim në të dyja netët janë Flor Binaj dhe Rezart Veleshnja, të cilët normalisht do kenë numrat e tyre në shoën humoristike, e më pas do vijnë si çdo javë në rolin e kapitenëve, por jo vetëm, në “Shiko kush luan”.

Kemi përshtypjen se dy çunat po gatuajnë shumë gjëra, madje kanë ardhur edhe me një ndryshim në look.

Ishte Rezarti ai që postoi disa video në Instastory duke treguar se të dy janë bërë bjondë platin, por nuk ka zbuluar përse dhe sa do qëndrojnë me këtë look.

Në videot e publikuara ai premton spektakël nga të dyja emisionet dhe ne mezi po presim.

Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja prej disa sezonesh janë pjesë e “Shiko kush luan”, përkatësisht si kapitenë të skuadrës së kuqe dhe blu.

Me humorin, batutat (hera-herës me specë), karizmën, dy aktorët janë kthyer në komponentë të rëndësishëm të emisionit.

Mund t’i quajmë qershia mbi tortë?

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu